Abissnet Superiore rikthehet në fushën e lojës më 15 dhe 16 janar 2022, dhe ndërsa duhen edhe 1 javë për t’i parë skuadrat të luajnë në kampionat, ka bërë që ditën e sotme të zhvillohen ndeshje miqësore më skuadra të kategorive më poshtë.
Sot zhvilluan ndeshje miqësore dy skuadrat e superiores, Tirana dhe Vllaznia, të dyja do të përballen më njëra-tjetrën në klasiken e parë për vitin 2022.
Tirana arriti të fitonte kundër Bylisit me shifrat 4-2, ndërsa Vllaznia mposhti skuadrën e Tërbunit me rezultatin 4-1.
Fitore me golead me të dyja ekipet, që i ndërgojnë “sms” njëra-tjetrës se janë gati për ndeshjen e parë të këtij viti kalendarik, dhe përballjen mes tyre në derbin e Shqipërisë. /f.a/abcnews.al