Disa ekipe shqiptare kanë zbritur në fushë ditën e sotme për të zhvilluar ndeshje miqësore. Skënderbeu i Julian Ahmatajt u përball me Maliqin.
Derbin juglindor përfundoi me triumfin 0-1 të Maliqit, që iu fal golit të Ndocit. Egnatia e Gugash Maganit është një nga skuadrat më të forta të Kategorisë së Parë.
Rrogozhinasit kryesojnë grupin B me 15 pikë (2 më shumë se Besa dhe 3 mbi Lushnjen). Sot u ndeshën me Drenicën, takim që e fituan 2-0 falë golave të Shtubinës dhe Artur Maganit.
Përballja tjetër ishte ajo mes Besës dhe Besëlidhjes. Sfida u vendos nga goli i Zekollit, i cili i dhuroi suksesin 1-0 skuadrës nga Kavaja.
Sfida e fundit ishte ajo mes Burrelit dhe 2 Korrikut nga Kosova. Ekipi matjan triumfoi 1-0 falë rrjetës së Kurbneshit. /abcnews.al