Partizani i Dajës nuk e mposht ekipin B, Korabi triumfon kundër Vorës

schedule21:37 - 24 Tetor, 2020

schedule 21:37 - 24 Tetor, 2020

Partizani ka zgjedhur ditën e sotme të zhvillojë një miqësore brenda familjes së kuqe. Ekipi i Ilir Dajës u ndesh me Partizanin B, takim që prodhoi 4 gola por nuk kishte fitues.

2-2 u mbyll ndeshja mes dy Partizanëve. Esat Mala dhe Franc Marinaj gjetën rrugën e rrjetës për ekipin e parë, teksa Partizani B u përgjigj me rrjetat e Gjeçit dhe Deliut.

Në fushë zbriti edhe Korabi. Ekipi dibran u përball me Vorën në miqësoren e luajtur në Pezë Helmes, takim që e fitoi 1-0. Goli i fitores u shënua dy minuta përpara fundit, nga Xhuliano Skuka. /abcnews.al

Miqësoret
Partizani-Partizani B 2-2
(Mala 46′, Marinaj 86′ / Gjeçi 10′, Deliu 84′)
Korabi-Vora 1-0
(Skuka 88′)