Miqësoret nuk ndalen, Tirana-Kastrioti tërheq vëmendjen sot

schedule11:42 - 21 Tetor, 2020

schedule 11:42 - 21 Tetor, 2020

Kampionatet e futbollit në vend nuk kanë nisur ende, por miqësoret nuk mungojnë. Të radhës luhen sot dhe një prej tyre është sfidë mes ekipeve të Superiores.

Tirana dhe Kastrioti përballen mes tyre prej orës 16:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Takimi luhet me dyer të mbyllura dhe transmetohet në RTSH Sport.

Nga ekipet e Superiores sot luan edhe Apolonia, që do të udhëtojë drejt Cërrikut. Fierakët ndeshen me Turbinën vendase. Një tjetër miqësore e programuar për sot është ajo mes Ilirisë dhe Erzenit. /abcneës.al

Ora 15:00 | Iliria-Erzeni
Ora 15:00 | Turbina-Apolonia
Ora 16:00 | Tirana-Kastrioti