Miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut U-17, trajneri Bulku shpall listën e të grumbulluar

schedule11:40 - 8 Shtator, 2022

schedule 11:40 - 8 Shtator, 2022

Kombëtarja shqiptare U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Maqedonisë së Veriut këtë muaj.

Siç është bërë me dije edhe më herët nga Departamenti i Komunikimit në FSHF, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri shqiptar Ervin Bulku do të luajnë dy miqësoret në datat 12 dhe 14 shtator. Federatat kanë gjetur dakordësinë që sfida e parë të luhet në Strugë në ora 15:00, ndërsa takimi i dytë mes dy përfaqësueseve do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 16:00.

Sakaq, Ervin Bulku shpalli ditën e sotme edhe listën me 24 lojtarët e grumbulluar për këto ndeshje, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë aktivë dhe të ftuar edhe më parë nga ekipi kombëtar.

10 prej tyre luajnë në kampionatet e huaja, duke u aktivizuar me ekipe si Sampdoria, Lecce, Crystal Palace, Verona etj., ndërsa pjesa tjetër luajnë në kampionatin shqiptar.

Ekipi i drejtuar nga Bulku nis nga kjo e enjte përgatitjet për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme, që shihen si një provë mjaft e vyer edhe në prag edhe të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2023 për këtë grupmoshë.

Stafi teknik i ekipit kombëtar U-17 do të ketë mundësi që të shohë gjendjen e ekipit dhe të testojë këta lojtarë që pritet të jenë edhe grupi që do të përfaqësojë Shqipërinë në kualifikueset e Europianit, ku kombëtarja është shortuar në të njëjtin grup me Suedinë, Kroacinë dhe Uellsin. Ndeshjet do të zhvillohen në formën e një mini-turneu në Kroaci në muajin tetor, përkatësisht në datat 20, 23 dhe 26 tetor 2022.

Tekniku shqiptar ka pasur mundësi të zhvillojë disa seleksionime e grumbullime përgjatë këtij viti, teksa edhe gjatë muajit gusht, një pjesë e këtyre futbollistëve ishin pjesë e seancave stërvitore të bëra nga stafi i ekipit U-17. /fshf.org

Më poshtë, edhe lista e lojtarëve të përzgjedhur nga stafi teknik i Kombëtares U-17 dy miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut U-17:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!