Miqësoret/ Kastrioti mposht Korabin, fiton dhe Bylis. Partizani thyhet nga Egnatia

schedule19:50 - 22 Gusht, 2020

schedule 19:50 - 22 Gusht, 2020

Janë luajtur sot tre takime miqësore. Kastrioti ka fituar kundër Korabit, me rezultatin 2-1. Okebugu në minutën e 16-të shënoi për krutanët, Skuka barazoi për ekipin dibran.

Daci në minutën e 81-të i dha fitoren Kastriotit. Bylis ka fituar pastër 0-2 ndaj Apolonisë, duke triumfuar në transfertë.

Rezultati më surprizë është humbja e Partizanit 0-1 ndaj Egnatias. Ilir Daja ka drejtuar Partizanin në dy sfida miqësore dhe ende nuk e ka shijuar fitoren e parë në krye të “Demave”./abcnews.al