Zbulohet kundërshtari me të cilin Tirana do të luajë sfidën e parë miqësore në Turqi. Kryeqytetasut do të drejtohen nga Egbo, pasi këtij të fundit i është besuar pankina e bardhebluve për pjesën e mbetur të sezonit.
Në tokën turke pritet të zhvillohen edhe disa ndeshje miqësore dhe rivali i parë është zbuluar. Bëhet fjalë për Korona Kielce, ekip që luan në kampionatin polak të futbollit.
Kjo miqësore, do të zhvillohet më datë 15 janar. Korona ndodhet në vendin e 14-të në renditje në kampionatin polak dhe do të jetë testi i parë për të besuarit e Egbo./abcnews.al