Miqësoret e ditës/ Një penallti thyen Dinamon, ngecin Partizani dhe Drita

schedule20:38 - 11 Gusht, 2021

schedule 20:38 - 11 Gusht, 2021

Dinamo, Partizani dhe Drita kanë zhvilluar takime miqësore ditën e sotme. “Blutë” e Bledi Shkëmbit u përballën me Egnatian, sfidë të cilën e humbën me rezultatin 0-1 në stadiumin e Pogradecit.

https://streamable.com/4hgncw

Skuadra rrogozhinase, që është rikthyer në Superiore pas 17 vitesh, ia doli të kthejë në gol një penallti të fituar në minutat shtesë, duke siguruar një fitore morali.

Pa gola përfundoi përballja Partizani-Kastrioti, që u luajt në Fushë Krujë. Dy ekipet e Superiores vijojnë përgatitjet për sezonin e ri. Sot nuk ia dolën të ndëshkonin njëra-tjetrën dhe në fund u ndanë në “paqe”.

Barazim edhe takimi i Dritës ndaj Dukagjinit. Skuadra nga Gjilani vjen nga një performancë shumë e mirë në Conference League, aty ku ishte afër eliminimit të Feyenoord.

1-1 përfundoi miqësorja mes dy skuadrave dardane. Cuculi kaloi “Intelektualët” në avantazh në pjesën e parë, por goli i Januzit në fraksionin e dytë evitoi humbjen e ekipit nga Klina. /abcnews.al

Miqësoret e ditës
Dinamo-Egnatia 0-1
Partizani-Kastrioti 0-0
Dukagjini-Drita 1-1