Janë mbyllur dy miqësoret e ditës së sotme. Kukësi u përball me dardanët e Llapit në kompleksin Tropikal në Durrës. Sfida u mbyll në barazim 0-0, teksa asnjë nga skuadrat nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës.
Kjo sfidë i shërbeu trajnerit Skënder Gega për të parë gjendjen e ekipit përpara ndeshjes së 17 shtatorit kundër Wolfsburg në raundin e dytë të Europa League.
https://www.instagram.com/p/CEzE-TEnQEN/?utm_source=ig_web_copy_link
Në fushë zbriti edhe Luftëtarit. Bluzinjtë u ndeshen me Orikun në “Fushën e Vjetër”, takim që e fituan 2-1. Klinti Qato dhe Klaus Alinani realizuan golat e ekipit gjirokastrit në pjesën e parë, ndërsa miqtë nga Vlora shkurtuan rezultatin në 45 minutat e dyta. /abcnews.al
Miqësore
Kukësi-Llapi 0-0
Luftëtari-Oriku 2-1
(Qato 11′, Alinani 38′)