Miqësore/ Tirana fluturon me Muçin në Pogradec, Laçi thyen Apoloninë

schedule19:59 - 13 Gusht, 2020

schedule 19:59 - 13 Gusht, 2020

Tirana ka zgjedhur Pogradecin për të zhvilluar përgatitjet për duelin ndaj Dinamo Tbilis në Champions League (19 gusht në Gjeorgji) dhe sot ka luajtur një miqësore ndaj ekipit të qytetit, që garon në Kategorinë e Parë.

Takimi është mbyllur me fitoren 3-0 të kampionëve të Shqipërisë, me Ernest Muçin që tregoi një formë të mirë dhe shënoi dy gola, të dy në pjesën e parë. Albion Avdijaj kompletoi triumfin me “tris” në pjesën e dytë duke gjetur golin e parë me bardheblutë.

Një miqësore u luaj edhe në “Loni Papuçiu”, aty ku u ndeshën Apolonia dhe Laçi. Skuadra fierake do të jetë pjesë e dhjetë skuadrave më të mira të Superiores sezonin e ardhshëm, ndërsa bardhezinjtë kurbinas po përgatiten për ndeshjen ndaj Keshla në Europa League (27 gusht në Azerbajxhan).

Ndeshja përfundoi 0-1 për ekipin e Armando Cungut, që gjeti golin e fitores në pjesën e dytë me anë të Albion Markut. /abcnews.al

Miqësoret e ditës së sotme
Tirana-Pogradeci 3-0
(Muçi 35′, Muçi 45′, Avdijaj 78′)
Apolonia-Laçi 0-1
(Marku 88′)