Pas Laçit të Starovës, ishte radha e Bylisit dhe Flamurtarit për të zbritur në fushë. Ekipi ballshiot zgjodhi Apoloninë për miqësore, takim që u zhvillua në stadiumin “Hasan Zyla” të Rrogozhinës.
Ndeshja përfundoi pa fitues dhe u mbyll 1-1. Donald Mellugja ishte autori i golit për kryesuesit e Superiores, ndërsa Mario Gjata shënoi për ekipin fierak.
Bylis do të tentojë të ruajë ecurinë pozitive edhe përballë Luftëtarit. Ndeshja e radhës zhvillohet në Gjirokastër dhe ekipi i Dovedan do të bëjë maksimumin për të vazhduar të qëndrojë në krye.
As takimi Flamurtari-Egnatia nuk dhuroi fitues. Përballja e zhvilluar në pyllin e sodës përfundoi pa gola. Kuqezinjtë po kalojnë një moment të vështirë në kampionat dhe renditën të fundit me 2 pikë.
Rikthimi i kampionatit e dërgon Flamurtarin drejt Durrësit, në një përballje të komplikuar kundër një prej katër ekipeve kryesuese. /abcnews.al
Bylis – Apolonia 1-1
(Mellugja / Gjata)
Flamurtari – Egnatia 0-0