Llapi ka zhvilluar sot miqësoren e radhës dhe pas Tërbunit ka mposhtur edhe Partizanin B në Pezë Helmes. Ekipi nga Podujeva fitoi 3-1 falë golave të Ersil Ymerit, Arbnor Ramadanit dhe Mentor Zhdrellës.
Djemtë e Batatinës dominuan ndeshjen ndaj “Demave” dhe shënuan tre herë për të siguruar fitoren. Llapi nuk ka shkëlqyer në pjesën e parë të sezonit dhe renditet në vend të shtatë në IPKO Superliga me 24 pikë.
Kreu që mbahet nga Ballkani është dhjetë pikë larg, por ekipi është përforcuar dhe do të luftojë fort në pjesën e dytë të këtij sezoni për të siguruar një vend në Kupat e Europës. /abcnews.al