Miq? Sondazhi, flet studiuesi: Si i shohin shqiptarët grekët dhe anasjelltas

schedule21:50 - 28 Tetor, 2021

schedule 21:50 - 28 Tetor, 2021

Një sondazh tepër interesant për marrëdhëniet shqiptaro-greke është diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” në ABC.

Sondazhi është kryer nga ELIAMEP (Fondacioni Helenik për Europën dhe Politikave të Jashtme) në bashkëpunim me Open Society Foundation for Albania . Duke folur për këtë sondazh profesori Ioannis Armakolas ka deklaruar se në krahasim me sondazhin e disa viteve më parë situata është përmirësuar dhe është optimiste.

Në të dy anët e kufirit,  publiku i të dy vendeve mendon më pozitivisht për tjetrin, kemi më së shumti qëndrime pozitive dhe në një sërë çështjesh që më parë kanë qenë të diskutueshme dhe që më parë kanë qenë problematike ndërmjet të dy shoqërive, tani shohim një përmirësim domethënës të qëndrimeve që të dy vendet kanë.

“Faleminderit shumë për ftesën zoti Xhafo. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të kemi një bashkëbisedim për opinionin publik në secilin vend. Mendoj se gjetjet që kemi në sondazhin e këtij viti në krahasim me atë që kemi pasur disa vite më parë, janë mjaft optimiste, në sensin që shohim qartësisht një prirje të përmirësimit të imazhit që secili vend ka për tjetrin. Në të dy anët e kufirit, të publiku i të dy vendeve mendon më pozitivisht për tjetrin, kemi më së shumti qëndrime pozitive dhe në një sërë çështjesh që më parë kanë qenë të diskutueshme dhe që më parë kanë qenë problematike ndërmjet të dy shoqërive, tani shohim një përmirësim domethënës të qëndrimeve që të dy vendet kanë. Përgjithësisht, edhe në krahasim me qëndrimet e dikurshme të para pak viteve më parë, pa përmendur ato të viteve’90-të, shohim një përmirësim të madh të qëndrimeve të opinionit publik të të dy vendeve.” ka deklarua  Armakolas.

Duke folur rreth marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe grekëve, profesori Ioannis Armakolas ka deklaruar se politikanët dhe qeveritë  e të dy anëve, gjatë viteve të fundit janë munduar që të mos shfrytëzojnë apo të keqpërdorin marrëdhëniet midis dy vendeve për qëllimet e tyre politike.

“Po, mendoj se mund të identifikojmë  një sërë arsyesh. Pa dyshim që politikanët dhe qeveritë  e të dy anëve, gjatë viteve të fundit janë munduar që të mos shfrytëzojnë apo të keqpërdorin marrëdhëniet midis dy vendeve për qëllimet e tyre politike.

Kemi parë gjatë viteve të fundit me fakte të qarta që të dyja qeveritë e të dy vendet po përpiqen që të zgjidhin në mënyrë paqësore mosmarrëveshjet që kanë pasur.

Një arsye tjetër, sigurisht, është që Shqipëria po ecën shpejt në rrugën e integrimit, megjithëse procesi i integrimit duket se është paksa i bllokuar për momentin, por Shqipëria po bën hapa në atë drejtim dhe Greqia po e mbështet Shqipërinë në këtë proces dhe të dyja vendet e kuptojnë që e ardhmja e të dy vendeve ndodhet në BE.

Gjithashtu do të thoja që emigracioni i shqiptarëve në Greqi ka luajtur një rol shumë pozitiv. Në fillim ka qenë një çështje pak kontradiktore, për të dyja palët, por me kalimin e kohës të dyja vendet bien dakord për rolin pozitiv që po luan emigrimi dhe potencialin që ai përmban për t’u bërë një urë lidhëse mes dy shoqërive.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!