Analisti Skënder Minxhozi në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për projektin për korridorin VIII. Gjatë intervistës, Minxhozi nënvizoi se është shumë e rëndësishme që qeveria të caktojë prioritetet strategjike, duke shtuar se është shumë vonë që në vitin 2026 të shihet që gjurmët e korridorit VIII të marrin formë.
“Duhet një qeverisje eficente të ulet në tavolinë të marrë hartën e Shqipërisë te ketë vizion të qartë dhe vullnet., Përse nuk është bërë korridori i VIII? Shqipërisë i duhen dy segmente, njëri vertikal dhe horizontal. Por këto gjetën dy kantiere rrugësh që nuk dua t’i paragjykoj, u gjet rruga e Arbrit dhe kjo e famshmja Qafë Pllocë. Pra kur ti si shtet mendon që arterie e madhe që i ka të gjitha brenda, është ajo që do duhet të vinte e para…pra ishte nevoja të njiheshin prioritetet. Pra është shumë vonën që në shohim në 2026 që gjurmët e korridorit VIII merr formë. Dhe vjen pjesa tjetër që qeveria thotë do bëjmë Formula 1, pistë për gara shpejtësie. Jo morë zotëri, duhet urgjencat njëherë”, u shpreh Minxhozi.
Ndërsa Blendi Klosi gjatë intervistës u shpreh se korridori VIII është një investim i bashkërenduar me NATO-n.
“Realizimi i korridorit VIII i plotë, na duhet që ta mendojmë ashtu siç duhet t’i dhe t’i pranojmë faktet që një investim aq i madh strategjik i bashkërenduar me NATO, padyshim do marrë mbi vetë jashtëzakonisht shumë komente dashakeqe sa i përket raportit të brendshëm”, tha ai.
/abcnews.al/


