Minxhozi në “Real Story”: Berisha i sotëm është iluzioni i fitores dhe realiteti i humbjes

schedule21:57 - 13 Maj, 2025

schedule 21:57 - 13 Maj, 2025

Partia Demokratike ka pasuar një rënie të thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pavarësisht kësaj, kreu i PD Sali Berisha, në një deklaratë për mediat është shprehur janë vjedhur në këto zgjedhje.

Analisti Skënder Minxhozi në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se Sali Berisha i sotëm është iluzioni i fitores dhe realiteti i humbjes.

“A ka jetë në PD, pas Berishës është ideja? Sali Berisha i sotëm është iluzioni i fitores dhe realiteti i humbjes. Nëse socialistët, kishin një kryetar diku më të ri se zoti Berisha në 2005, në moshën 52-53 vjeç. Nano u largua. Tani zoti Berisha rikthehet në vitin 2023 në një moshë që nuk krahasohet me normalitetin. Ndërkohë që njëra palë ka një kryetar, ndërkohë që pala tjetër është aty ku është”, tha Minxhozi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!