Minutë pas minute/ Blinken 8 orë në Tiranë. Lëvdata qeverisë, ngre Shqipërinë, injoron PD-në

schedule19:15 - 15 Shkurt, 2024

schedule 19:15 - 15 Shkurt, 2024

Në orën 11:10 avioni me mbishkrimin Uniteted States of Amerika preku tokën shqiptare. Pas pak minutash Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken shfaqet duke përshëndetur.

Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” e priste ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ambasadori I Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Ervin Bushati dhe I ngarkuari me Punë i SHBA-së në Tiranë David Wisner.

Shtrëngojnë duart dhe Sekretari Amerikan i Shtetit niset drejt kryeqytetit.

Autokolona e makinave  prihej  nga  policia e shtetit. Për të garantuar sigurinë e diplomatit të lartë amerikan  janë angazhuar rreth 1600  uniforma blu  ndërsa disa rrugë të Tiranës  janë bllokuar  për qakullimin e automjeteve.

Antony Blinken është i gjashti Sekretar Shteti që viziton Shqipërinë. Në vizitën e tij të parë zyrtare në vendin tonë  mesazhet e kryediplomatit amerikan pritet te fokusohen tek e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor I cili ndodhet ne nje moment moment delikat  per shkak te tensionve mes Kosoves dhe Serbise.

E plotë/ Mesazhet e Blinken në konferencë me kryeministrin Rama në Tiranë

Ora 17:45 “Je i pari, jo i gjashti”, Rama në konferencë me Blinken: Zgjodhët Tiranën, në kohë të trazuar

“Është ditë e shënuar me një rendësi e veçante në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë dita kur një sekretar amerikan viziton vendin tonë. Në llogarinë tonë ju jeni I gjashti, por këtë herë ne e kemi një vlerësim të veçante për këtë vizitë, pasi jemi shumë të vetëdijshëm për kohën shumë të trazuar jo vetëm në kufi të Evropës, por edhe në zonat e tjera strategjike për ekuilibrat e botës ku jetojmë. Fakti që ju gjetët kohë dhe njëkohësisht dhe e patë të nevojshme të ndaleni në Tiranë është për ne një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë, por edhe e vlerësimit që ju I bëni kësaj miqësie, këtij partneriteti dhe patjetër edhe këtij rajoni. Natyrisht që nuk mund të mos e ndaj edhe me publikun keqardhjen tonë, që mes një darke me ne në Shqipëri, dhe një darken Mynih, ju zgjodhët ushqimin edhe jo aq të shijshme gjerman. Ne e bëmë tonën, ne darken e kishim gati.”, tha Rama.

Ora 17:36 Blinken e Hasani nëshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, krahas mesazheve të rëndësishme, Sekretari Amerikan i Shtetit ishte i pranishëm në firmosjen e dy marrëveshjeve të rëndësishme mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Memorandumi i mirëkuptimit Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.”

Memorandum imirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij,” janë dy marrëveshjet e nënshkruara.

Marrëveshjet u firmosën nga sekretari amerikan I shtetit, Blinken dhe ministri I jashtëm Igli Hasani

Ora 16:52 Vizita historike/ Begaj pret Blinken: Partneriteti strategjik do të zgjasë për shumë se 100 vite të tjera

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot Sekretarin amerikan të Shtetit, zotin Antony J. Blinken, me të cilin bisedoi për rëndësinë e marrëdhënieve strategjike dypalëshe, për zhvillimet në rajon, solidaritetin me Ukrainën dhe angazhimi në krah të aleatëve në NATO-s. Presidenti Begaj e cilësoi shumë të rëndësishme këtë vizitë dhe u shpreh se ajo është një demostrim “se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë.”

”Kjo vizitë – vijoi më tej Presidenti Begaj – është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve, politikës tonë të jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE.” Kreu i shtetit i shrehu Sekretarit Blinken mirënjohjen për atë që SHBA kanë bërë e po bëjnë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin.

Ora 16:35 Veliaj takon Blinken në Tiranë: Kënaqësi t’i tregoja investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u takua sot me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anthony Blinken. Veliaj e ka njohur zyrtarin e lartë ameriken me investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në kryeqytet, Piramidën e Tiranës.

Kënaqësi të bisedoja me Sekretarin Anthony Blinken e t’i tregoja investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në Kryeqytet, Piramidën e Tiranës. Dje një simbol i izolimit e të shkuares, sot një simbol i teknologjisë e të ardhmes.”, shprehet kryebashkiaku Veliaj.

Ora 16:32 Vizita në Tiranë, Blinken-ambasadës së SHBA: Faleminderit për punën e rëndësishme dhe mbështetjen e reformës së drejtësisë në Shqipëri

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar nëpërmjet një mesazhi në X, duke falenderuar ambasadën e SHBA për punë e rëndësishme që ka bërë duke nisur nga mbështetja e reformës në drejtësi.

Ora 15:49 Rama pret Blinken në Kryeministri: Vizitë me rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe rajonin

Pas fjalimit te Piramida ku mori pjesë në aktivitetin me të rinjtë me temë “Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri, sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken iu drejtua kryeministrisë, ku u prit në një takim nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Ora 15:35 Blinken takim me Dumanin/ Sekretari amerikan i shtetit me drejtues të drejtësisë

Pas fjalimit te Piramida e Tiranës, sekretari amerikan i shtetit po takohet Altin Dumanin dhe disa drejtues të drejtësisë, zotin Sadushin, zotin Artur Metani, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj. Po i afrohet kryeministrisë, është vetëm pak metra afër, ku sipas agjendës do të takohet me kryeministrin Edi Ramën. Sipas gazetares, Esiona Konomi, ishte një takim shumë i shkurtër, mund të hamendësojmë që është shenjë e amerikanëve për të kërkuar drejtësi, për të parë zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Ora 15:27 Blinken falenderon shqiptarët: E ndjej ambientin e ngrohtë, piramida u rindërtua nga fondi shqiptaro-amerikan

“Mirëdita të gjithëve, ju falenderoj për një mikëpritje  të mrekullueshme në vendin e shqiponja. E ndjej ambientin e ngrohtë jahstë dhe ng7rohtësinë këtu. Është një moment i rëndësishëm dhe një vlerësim për punën tuaj. Falenderoj zotin David për të gjithë punët e ambasadës dhe zotin Edi për mbështetjen dhe ngjyrat që i ka dhënë Tiranës gjatë kohës që ka që kryetar i bashkisë.

Më kanë thënë njerëz që kjo ndërtesë tregon i dedikohet një diktatori që i çoi shqiptarët në fushat e përqendrimit. Por sot shikoni rreth e rrotull, ky vend është mbushur me dritë, ka kafe, është një simbol i gjallë, i të tanishmes. Kjo ndërtesë u rindërtua me investimin e fondit shqiptaro-amerikan.

Vitin e kaluar një numër rekord vizituar shqipërinë dhe ekipi i futbollit u kualifikua.

Ora 15:25 Vajza nga Tropoja përshëndet Blinken: Faleminderit Amerikë për mbështetjen e shqiptarëve

Gjatë vizitës në Piramidën e  Tiranës, sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken  u përshëndet nga një vajzë e re nga Tropoja, e cila e falënderoi dhe i uroi mirëseardhjen në Shqipëri.

Ajo tha se mbështetja e ShBA për shqiptarët është shumë e madhe.

Ora 15:17 “Sot Enveri po rrotullohet në varr”, Rama për Blinken: Të mirëpresim në tempullin e Rinisë!

Kryeministri Edi Rama priti sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, në ambjentet e Piramidë, në një aktivitet të planifikuar për të rinjtë me temë “Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.

“ Unë kam lajme për ju sot, diktatori ynë për të cilën kjo piramidë u ndërtua po rrotullohet në varrin e vet sot. Ai na rriti me urrejtjen për t’iu luftuar, na mësoi t’ju urrenim ju. Na la të vdisnim në porta para se ju të jeni në vendin tonë. Sot iu mirëpresim dhe urojmë marrëdhënien tonë të ardhshme. Dikur një tempull i errësirës ky tempull zgjeron horizontet e rinisë sonë.

Në emër të shqiptarëve iu uroj mirëseardhjen dhe sic u shkrua në ligjin tonë të parë ‘Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Celësat e shtëpisë sonë janë në duar të sigurta nga ju dhe ju jeni shumë të sigurtë në shtëpinë tonë. Mirë se vini në Shqipëri miku im.’

Kini parasysh nuk jemi aq të mëdhenj e të pasur, por jemi në vend të parë sa i përket dedikimit tonë dhe nuk jemi aq të mërzitshëm sa vendet e tjera mund të jenë” tha Rama.

Ora 15:05 Pas Presidencës, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken iu drejtua ambjenteve të Piramidës, ku do të zhvillojë gjithashtu takime të planifikuara sipas axhendës. Blinken u pa të përshkojë në këmbë Bulevardin ndërsa hyri në ambjentet e Piramidës.

Ora 14:58 Vizita e Blinken/ DASH: SHBA-të mbështesin integrimin e plotë të Shqipërisë dhe rrugën e saj për një demokraci dhe ekonomi më transparente

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mathew Miller ka komentuar vizitën e Sekretarit Antony Blinken në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Miller shprehet se kjo është vizita e parë e Blinken në Shqipëri, në postin e Sekretarit amerikan të Shtetit.

Ora 14:42 – Pas takimit me stafin e ambasadës amerikane në Tiranë, sekretari amerikan i shtetit, Blinken iu drejtua institucionit të Presidencës, ku u prit nga kreu i Shtetit Bajram Begaj.

 Ora 13:36 – Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i drejtohet ambasadës amerikane në Tiranë. Gjithë qëndrimit për 8 orë në Shqipëri, Blinken  zhvilloi një takim me stafin e ambasadës amerikane

AGJENDA E PLOTË E PUBLIKUAR NGA DASH:

Ora 13:35 Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe anëtarët e familjes në Tiranë, Shqipëri.

Ora 14:15 Blinken takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri.

Ora 15:05 Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj në Tiranë, Shqipëri.

3:35 Blinken mban fjalime në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.

Ora 16:15 Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.

Ora 5:55 Sekretari merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin për Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.

Ora 18:10 Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi në Tiranë, Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!