Zlatan Ibrahimovic e mposhti koronavirusin, ndërkohë që më parë të njëjtën gjë e kishin bërë edhe Paolo e Daniele Maldini. Te Milani është edhe një tjetër që e ka kaluar infektimin me COVID-19 dhe ka gëzuar trajnerin Stefano Pioli.
Braziliani Leo Duarte, pas gati një muaji është lehtësuar. Më 22 shtator ai kishte bërë tamponin që e nxori pozitiv. Prej atëherë ai u testua disa herë, por vetëm sot është zbuluar që e ka kaluar infektimin dhe i është bashkuar skuadrës.
Duarte do të jetë një alternativë më shumë për Milanin në mbrojtje. Tani te Milani duhet të mposhtin koronavirusin edhe Matteo Gabbia, qendërmbrojtësi i ri, si dhe zëvendëstrajneri Daniele Bonera. /abcnews.al