Ministri Xhafaj inspekton situatën në terren

schedule11:01 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 11:01 - 1 Dhjetor, 2017

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka inspektuar në terren situatën e krijuar për shkak të motit të keq në autostradën Tiranë – Durrës. Xhafaj shoqërohet nga disa zyrtarë të tjerë të Policisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme.

Ministri i Brendshëm ka biseduar me disa nga banorët të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë dhe bizneset për shkak të përmbytjeve.

Ai u ofroi ndihmë personalisht disa qytetarëve duke u dhënë numrin e tij të telefonit për të kontaktuar nëse problemet e tyre nuk gjejnë zgjidhje. Ministri Xhafaj u kërkoi punonjësve të policisë që të mos largohen nga autostrada Tiranë-Durrës deri sa të largohen të gjitha makinat e qytetarëve që janë bllokuar që mbrëmë. Largimi i automjeteve do të bëhet me karroatrecët e shtetit dhe shpenzimet do të mbulohen nga qeveria, si dhe u ka kërkuar largimin sa më parë të karroatrecëve privatë./abcnews.al

https://youtu.be/t1Rqn7n1X1M

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!