Minoriteti votoi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, 30 vota nga Kukësi për Bullgarinë

schedule23:13 - 27 Tetor, 2024

schedule 23:13 - 27 Tetor, 2024

Në qendrën e votimit që u hap të dielën në pallatin e Kulturës në Kukës për zgjedhjet e parakohshme të Bullgarisë numërohen vetëm 30 vota.

30 qytetarë që jetojnë në Kukës, por që Bullgaria e Shqipëria i njohin si minoritet kanë ushtruar vullnetin e tyre të lirë në një proces normal.

Qendra e votimit u hap në orën 7 të mëngjesit ndërsa procesi i votimit I cili u mbyll në 20 të mbrëmjes u krye pa probleme.

Votuesit janë nga fshatrat e zonës se Gores, por edhe të qytetit te Kukësit te cilët kane dokumente personale Bullgar. Qendra votimi janë hapur edhe në Tirane pranë ambasadës Bullgarë, në Korcë e Elbasan. Referuar të dhënave te Censit 2023 ku për herë të parë është matur edhe minoriteti bullgar rezulton se 7057 persona në Shqipëri janë deklaruar dhe regjistruar si bullgar. Shteti shqiptar i njeh bullgarët si pakicë në bazë të një ligji qe ishte miratuar ne vitin 2017.

Bullgaria nuk ka arritur të formojë një qeveri stabël që kur vendi u përball me protesta masive kundër korrupsionit, që rrëzuan nga pushteti ekzekutivin e Borisovit më 2020.

Rezultatet e zgjedhjeve të fundit, të mbajtura në qershor, ishin të paqarta dhe politikanët dështuan tri herë që të formonin një koalicion qeverisës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!