Ministrja Xhaçka vizitë në Prishtinë

schedule21:16 - 24 Nëntor, 2017

schedule 21:16 - 24 Nëntor, 2017

Vizitën e saj të parë zyrtare Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e zhvilloi në Prishtinë. Ajo theksoi se Shqipëria do të ndihmojë Kosovën në anëtarësimin e saj në struktura dhe organizata ndërkombëtare.
Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka është pritur në takime të veçanta nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rustem Berisha. Ministrja Xhaçka ka siguruar autoritetet më të larta kosovare se qeveria shqiptare është avokatja më e fortë edhe më e mirë për antarsimin e Kosovës në strukturat Euro –Atlantike.
“Brukseli është më i qartë se kurrë sa i përket kushteve që Serbia duhet të plotësoje për t’u integruar në BE dhe kushti kryesor është integrimi Kosovës”- tha ministrja Xhaçka në takimin me kryeministrin Haradinaj.
Ndërsa në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, u prit me një ceremoni të veçantë nga ministri i kësaj force, Rustem Berisha.

Në konferencën e shypit, pas takimit me homologuin e saj, ministrja Xhaçka tha se Shqipëria mbështet transformimin e Forcës së Sigurisë se Kosovës në Ushtri, sipas Kushtetutës së Kosovës.
Ministrja Xhaçka, bashkë me homologun kosovar Berisha, vizituan ambjentet e Qendrës së Studimeve Universitare ku aktualisht po ndjekin sdudimet e tyre pesë kadetë Shqiptarë.
Ndërkohë në Akademinë e Forcave të Armatosura në Tiranë, prej vitit 2010 e deri më sot janë arsimuar edhe trajnuar 110 nënoficerë dhe oficerë të FSK-së./abcnews.al

https://youtu.be/f_JHkfUcbnk

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!