Ministrja Shahini përplaset në Komision me Albana Vokshin

schedule14:45 - 30 Janar, 2019

schedule 14:45 - 30 Janar, 2019

Debati ka karakterizuar seancën degimore të ministres së Arsimit në Komisionin e Medias. Ministrja Besa Shahini ka sqaruar se ndryshimet ligjore të propozuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim nuk janë të nevojshme. Për kryetaren e komisionit Albana Vokshi me këtë deklaratë qeveria ka pranuar se nuk plotëson kërkesat e studentëve.

E gatshme u tregua për ti dhënë përgjigje kërkesave të anëtarëve të komisionit të medias. Por nuk ia doli ti thotë gjithcka kishte përgatitur mbi procesin e ndjekur për Paktin për Universitetin.

Ministrja e arsimit Besa Shahini u fokusua në sqarimin e nismës ligjore për ndryshimin e katër neneve të Ligjit për arsimin e lartë për të cilat tha se nuk është janë të nevojshme këti ndryshime.Duke iu referuar eksperiencës së universiteve ndërkombëtare është e pamundur të rritet përfqësia e studentëve në vendimarrje nga 10 deri në 50 përqind – tha ministrja Shahini.

Për kryetaren e komisionit përgjigjet e ministres tregojnë pranim të mosplotësimit të kërkesave të studentëve.

Ministres së Arsimit iu bënë një sërë pyetjesh të tjera për të cilat ministrja tha se është e gatshme të vijë në një seancë tjetër dëgjimore për ti dhënë përgjigje.

Kaq mund të sqaronte ministrja e arsimit në Komisionin e medias. Debati vazhdoi midis deputetëve të opozitës dhe mazhorancës në këtë komision i cili u mbyll me kërkesën për ti drejtuar një tjetër ftesë ministres së Arsimit Besa Shahini./abcnews.al