Ministrja serbe: Kosova duhet të propozojë status për Asociacionin e komunave serbe

schedule12:05 - 7 Prill, 2023

schedule 12:05 - 7 Prill, 2023

Ministrja për Integrime Evropiane e Serbisë, Tanja Mishçeviç në një konferencë të përbashkët me zv. kryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë, Bojan Mariçiç, nga Shkupi këtë të premte tha se Kosova duhet të përmbush detyrimin që të krijojë Asociacionin e komunave serbe.

Mishçeviç thotë se dakordimet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë pjesë e kapitujve të Serbisë në bisedimet për anëtarësim në BE.

Çelësi për vazhdimin e përparimit në këtë proces është zbatimi i detyrimit që Prishtina e ka që para 10 vjetëve nga Marrëveshja e Brukselit dhe që ka të bëjë me propozimin për statusin dhe punën e Asociacionit të komunave serbe. Jemi të vetëdijshëm nga të gjitha detyrimet që dalin nga kjo që tani quhet propozim evropian, më herët njihej si propozimin franko-gjerman dhe të aneksit për implementim dhe sipas asaj që e dimë, do të bëhet pjesë e kapitullit tonë specifik 35, që edhe deri më tani ka qenë instrument i vëzhgimit të asaj që gjatë procesit të dialogut është bërë”, tha mes tjerash Mishçeviç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!