Ministrja norvegjeze jep dorëheqjen, universiteti zbuloi se kishte plagjiaturë te diploma e masterit

schedule13:28 - 12 Prill, 2024

schedule 13:28 - 12 Prill, 2024

Ministria norvegjeze i Shëndetësisë Ingvild Kjerkol dha dorëheqjen këtë të premte. Kjo është dorëheqja e dytë e një ministri në qeverinë norvegjeze këtë vit. Ajo dha dorëheqjen pas akuzave se kishte bërë plagjiaturë mbrojtjen e diplomës së masterit dhe një ditë pas një hetimi nga Universiteti Nord në qytetin verior të Bodos, ku dorëzoi disertacionin e masterit në 2021.

Hetimi zbuloi se kishte “jo pak plagjiaturë” në tezën e saj të masterit, raportoi AP.

“Ne kemi arritur në përfundimin se Ingvild duhet të japë dorëheqjen si ministre”, tha kryeministri Jonas Gahr Store në një konferencë për shtyp, duke shtuar se hetimi zbuloi se plagjiatura ishte “e qëllimshme”.

Kirkol theksoi se ajo dhe bashkëautori “nuk kishin ndërmend të kopjonin arritjet e njerëzve të tjerë”. “Edhe pse dhemb sepse nuk ju besojnë, ne duhet të merremi me faktin se universiteti ka një mendim tjetër”, tha ajo në një konferencë të përbashkët me Gahr Store./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!