Ministrja e arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka pritur në një takim të organizuar disa nga sportistët tanë që morën pjesë në Oran të Algjerisë. Shqipëria bëri një paraqitje të jashtëzakonshme me 4 medalje në tota, dy prej ari si asnjëherë tjetër.
“Dita nisi bukur sot me kampionët tanë që sapo janë kthyer me medalje ng Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Krenar për kampionët tanë”, shprehet Kushi.
Mes tyre sot ndodhej edhe fituesi i medaljes së argjendtë, peshëngritësi Erkand Qerimaj./ h.ll/abcnews.al