Ministrja kineze e drejtësisë rrëzohet nga protestuesit, Kina kërkon hetim

schedule14:24 - 15 Nëntor, 2019

schedule 14:24 - 15 Nëntor, 2019

Gjatë vizitës zyrtare në Londër, ministrja kineze e drejtësisë e ka parë veten të rrëzuar në tokë pas përballjes me manifestues në mbështetje të Hong Kong-ut. Kina ka kërkuar arrestimin e menjëhershëm të autorëve si dhe paralajmëroi Londrën të mos ndërhyjë në çështje të brendshme të Pekinit.

Ministrja kineze ndodhej në Londër ku dhe u përball me një grup manifestuesish pro demokracisë në mbështetje të Hong Kong-ut. Nga kjo përballje rrëzohet në tokë nga protestuesit. Incidenti u konfirmua nga zëdhënësi ministrisë së jashtme kineze, i cili kërkoi që të arrestohen dhe të vihen para drejtësisë autorët si dhe të mbrohet personeli kinez në Britaninë e Madhe. Në deklaratën për shtyp ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar duhet të jetë e kujdesshme për sa i përket Hong Kong-ut, dhe të mos dërgojë sinjale të gabuara duke ndërhyrë në çështje të brendshme të Kinës./abcnews.al