Ministjra e drejtesisë Etilda Gjonaj doli në një deklaratë për media për të njoftuar shkarkimin e tetë drejtorëve të burgjeve në Shqipëri. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të burgjeve, kjo ministri, si shpjegoi edhe Etilda Gjonaj, ka evidentuar rastet e shpërdorimit të detyrës dhe shkelje të rregullores duke vënë në rrezik sigurinë e burgjeve. Ishte radha e Ministes së Drejtësisë. Drejtorit të IVP në Lëzhë, Rrogozhinë, Lushnje, Peqin, Tepelenë, Sarandë, Berat dhe Durrës. Shkarkimet erdhën për pjesën dërruese me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljeve administrative, kundërvajtje këto të sinjalizuara më parë nga Prokuroria. Iu drejtua me një thirrje prokurorisë duke vënë shenjën e barazimit mes shpejtësisë së veprimit të saj në procedim penal dhe vetë drejtësisë. Ministrja Gjonaj u shpreh e vendosur se ajo dhe dikasteri që drejton do të refuzojnë çdo tentative për marrje në mbrojtje politike të kujtdo.
Ministrja Gjonaj: Shpallim të hapur konkursin për drejtoritë e burgjeve
schedule16:04 - 28 Tetor, 2017
schedule 16:04 - 28 Tetor, 2017