Ministrja Gjonaj në Elbasan për të inspektuar hipotekën

schedule12:17 - 21 Dhjetor, 2017

schedule 12:17 - 21 Dhjetor, 2017

Ministrja Gjonaj shkoi në Elbasan për të inspektuar nga afër punën që po bëhet në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Ajo u shpreh se ka dalë në terren për të parë, jo vetëm punën që po bëhet nga institucionet vartëse, por edhe për të takuar qytetarët për t’u njohur me shqetësimet e tyre. Sipas saj pronat mbeten një problem i mbartur, por po punohet  që qytetarët të marrin përgjigje brenda 10 ditëve. Në rast se pengesa vjen nga punonjësit, ka penalitet. Ajo ka kërkuar që stafet të punojnë me orare të zgjatura për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë sorollatjen e tyre./abcnews.al