Ministrja franceze e sportit paralajmëron Djokovic: Mesazhet politike mos të përsëriten më

schedule14:48 - 31 Maj, 2023

schedule 14:48 - 31 Maj, 2023

Ministrja franceze e Sportit, Amelie Oudea Castera, ka kritikuar ditën e sotme mesazhin politik të tenistit serb Novak Djokovic në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

“Është e qartë dhe jo e pranueshme”, tha Oudea në një intervistë për kanalin publik francez “France 2”.

Ministrja franceze shpjegoi se drejtoresha e turneut, Amelie Mauresmo, kishte folur me rrethin e lojtarit, i cili në të kaluarën tashmë e ka shprehur publikisht qëndrimin e tij politik në lidhje me Kosovën.

Djokovic është paralajmëruar, mesazhet politike nuk duhet të përsëriten ose do të ketë ndëshkime./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!