Tetë Marsin, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e festoi me mjeket dhe infermieret e urgjencave mjekësore nga e gjithë Shqipëria. Ministrja premtoi kushte më të mira pune ndërsa u shpreh se edhe në vitin 2018, qeveria do të vijojë rritjen e pagave për personelin shëndetësor.
Ndërkohë që vitin e ardhshëm, spitalet e vendit do të plotësohen me mjekë specialistë. Ministrja Manastirliu dhe zv/ministret e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndanë disa çmime mirënjohje për mjeket dhe infermieret e vitit, të cilat i janë dedikuar këtij profesioni me përkushtim e sakrifica./abcnews.al