Ministrja e Jashtme në Kosovë takim me ministren e Estonisë: Prioritet forcimi i ligjit

schedule13:05 - 1 Qershor, 2021

schedule 13:05 - 1 Qershor, 2021

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla ka zhvilluar një takim online me homologen estoneze, Eva Maria Liimets.

Gërvalla, ka falënderuar ministren Liimets për bashkëpunimi dhe përkrahjen që Estonia i ka ofruar vendit në çështje të ndryshme.

“Prioritet i qeverisë sonë është forcimi i sundimit të rendit dhe ligjit, sigurimi i vendeve të reja të punës, reformat në ekonomi, arsim e shëndetësi”, ka theksuar Gërvalla.

Ndërsa nga ana e saj ministrja e Punëve të Jashtme, ritheksoi se Estonia do të vijojë të përkrahë rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.

Nga të dyja palët gjithashtu janë vlerësuar raportet mes dy vendeve, ndërsa kanë theksuar domosdoshmërinë e shkëmbimit të përvojave.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!