Gjermania do të heqë gradualisht importet e naftës ruse “deri në fund të vitit”, tha të mërkurën Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.
“Gjermania do të heqë plotësisht importet ruse të energjisë,” tha Baerbock.
“Importet e naftës do të përgjysmohen deri në verë” dhe do të hiqen plotësisht deri në fund të vitit”, shtoi ajo.
Duke folur në një konferencë shtypi në Riga me ministrat e jashtëm baltik, Baerbock përsëriti se importet e qymyrit do të hiqen gradualisht deri në fund të verës.
Në fillim të prillit, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se beson se Gjermania do të jetë në gjendje t’i japë fund importeve këtë vit, por shtoi se vendit do t’i duhej më shumë kohë për të “hequr qafe” gazin rus./abcnews.al/