Ministrja e Jashtme gjermane thirrje Iranit: Ndalni sulmet ndaj territorit irakian

schedule20:21 - 7 Mars, 2023

schedule 20:21 - 7 Mars, 2023

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i bëri thirrje Iranit që të ndalë sulmet me raketa ndaj territorit irakian.

Kryediplomatja gjermane i bëri këto deklarata më 7 mars gjatë vizitës në Bagdad të Irakut, shkruan REL.

“Regjimi iranian tregon se me sulmet me raketa nuk po shtyp vetëm popullin e tij përmes brutalitetit, por duket se është i përgatitur të rrezikojë jetë dhe stabilitetin në mbarë rajonin, për të qëndruar në pushtet”, tha Baerbock pas takimit me homologun e saj irakian, Fuad Hussein.

Ajo tha se “kjo është krejtësisht e papranueshme dhe e rrezikshme për rajonin si tërësi.

Kryediplomatja gjermane shtoi se Karta e Kombeve të Bashkuara në mënyrë specifike ndalon sulmet e tilla dhe kërkon që sovraniteti i shteteve të tjera të respektohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!