Ministrja e jashtme franceze viziton një kishë në Bucha: E tmerruar, kjo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë

schedule13:59 - 30 Maj, 2022

schedule 13:59 - 30 Maj, 2022

Ministrja e jashtme franceze ka vizutuar një kishë ortodokse në qytetin Bucha jashtë kryeqytetit Kiev, ku forcat ruse janë akuzuar për vrasjen e civilëve, shkruan The Guardian.

“Kjo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Nuk duhet të ndodhë më kurrë”, tha ministrja Catherine Colonna.

Ajo shtoi se Franca do të bëjë çdo gjë për të rivendosur paqen dhe shpreson që procedurat ligjore të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që viktimat të prehen në varret e tyre.

Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna dhe Andrii Holovine, prifti i Kishës së Shën Andrew Pervozvannoho hynë në kishë, -në vendin e një varri masiv në qytetin ukrainas Bucha, afër Kievit.

Që nga pushtimi i Rusisë, Colonna është zyrtarja e parë të rangut të lartë francez që viziton Ukrainën. Ajo gjithashtu do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky dhe homologun e saj Dmytro Kuleba për të diskutuar bllokimin e porteve të Ukrainës nga Rusia dhe sigurinë globale të ushqimit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!