Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, thotë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë- Serbi është rruga përpara për të dyja palët. Sipas saj, si Kosova ashtu edhe Serbia duhet ta bëjnë dialogun prioritet.
“Një diskutim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Mirosllav Lajçak, për dialogun Beograd – Prishtinë të ndihmuar nga BE-ja. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi është rruga para. Dy shtetet duhet ta bëjnë prioritet dialogun”, ka shkruar Ann Linde në Twitter.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur se dialogu nuk është në krye të prioriteteve të tij dhe se është diku në vend të katërt në listë./Abcnews.al
Good discussions with EU special representative @MiroslavLajcak on the EU-facilitated Belgrade-Pristina dialogue. Normalisation between Kosovo and Serbia is the way forward. Both countries should make the dialogue a priority. pic.twitter.com/0H4MMqEOWR
— Ann Linde (@AnnLinde) May 10, 2021