Ministrja e Jashtme e Kosovës: Serbia të jetë serioze në dialog, nuk jam optimiste për ndryshim

schedule10:43 - 27 Mars, 2023

schedule 10:43 - 27 Mars, 2023

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla deklaroi se Serbia duhet të jetë serioze në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe jo të refuzojë nënëshkrimin.

Në një intervistë për median portugeze, “Diaro de Nolicias“, Gërvalla u shpreh se normalizimi i raporteve nënkupton sjellje normale të palëve, respekt të fqinjësisë dhe moskërcënim me luftë.

“Është kaq e vështirë me Serbinë. Ata ulen në tryezën e bisedimeve dhe premtojnë dhe pastaj vjen një Serbi krejtësisht tjetër kur bëhet fjalë për zbatimin e premtimeve. Kësaj radhe Serbia as që nënshkroi, kështu që nuk jam optimiste për të pritur ndryshime në javët apo muajt e ardhshëm”, theksoi ajo.

Ndër të tjera, ministrja e Jashtme nënvizoi se Serbia nuk ishte gati për marrëveshje në Bruksel as më 27 shkurt e as më 18 mars më Ohër dhe sipas saj, nuk u kritikua as nga Bashkimi Evropian si ndërmjetës i dialogut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!