Ministrja e Jashtme britanike: Ukraina ka nevojë për një “Plan Marshall”

schedule16:19 - 4 Korrik, 2022

schedule 16:19 - 4 Korrik, 2022

Ministrja e Jashtme britanike Liz Truss ka bërë thirrje për një plan të ri Marshall – programin e ndihmës amerikane të pas Luftës së Dytë Botërore për Evropën – për të rindërtuar Ukrainën.

Truss tha se programi i ri i ndihmës duhet të drejtohet nga vetë Ukraina dhe duhet të ketë një shtytje të menjëhershme për të mbështetur kthimin e ukrainasve në atdheun e tyre.

Ajo tha se është e rëndësishme t’u jepet njerëzve shpresë për të ardhmen. Truss shtoi se Britania e Madhe do të jetë mikpritëse e Konferencës së Rindërtimit të Ukrainës vitin e ardhshëm, e cila do të përfshijë aktorët kryesorë britanikë.

Ajo tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të udhëheqë në mbështetjen e planit të rindërtimit dhe zhvillimit të qeverisë ukrainase. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!