Ministrja e Jashtme Britanike telefonon Kuleban: Do të rrisim sanksionet ndaj Rusisë

schedule20:27 - 22 Mars, 2022

schedule 20:27 - 22 Mars, 2022

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss ka zhvilluar një bisedë telefonike të martën me foli sot me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba për planet e Mbretërisë së Bashkuar për të rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë në mes të pushtimit të saj në Ukrainë.

Me anë të një postimi në twitter Truss shkruan se Britania e Madhe dhe partnerët e saj të G7 do të rrisin sanksionet ekonomike ndaj regjimit të Putin.

Postimi i Liz Truss:

Është mirë të flas me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba. Ne diskutuam se si Britania e Madhe, së bashku me aleatët dhe partnerët e G7, do të rrisë presionin ekonomik kundër regjimit të Putinit. Ne nuk do të ndalemi në misionin tonë për të ndërprerë fondet për makinën brutale të luftës ruse.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!