Ministrja e Ekonomisë: Është ulur papunësia, vitin e ardhshëm bie inflacioni

schedule10:23 - 10 Tetor, 2022

schedule 10:23 - 10 Tetor, 2022

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj u shpreh se inflacioni në vend edhe pse është shkaktuar nga goditja e ofertës globale për disa mallra bazë, sërish mbetet më i ulëti në rajon.
Ibrahimaj tha se gjasat për recesion të ekonomisë sonë vitin e ardhshëm duken të ulëta, por se do të jemi vigjilentë për çdo skenar dhe kemi plane alternative përshtatjeje.

Ministrja nënvizoi se për këtë vit parashikohet që të ketë një nivel mesatar inflacioni nën nivelin 6.5%.
Ajo deklaroi më tej se nëse ndodh një skenar i plotë recesioni në vendet partnere të BE-së, ndoshta dhe rritja e vitit të ardhshëm mund të jetë me ulët se 2%.

“Goditja globale nga kahu i ofertës sigurisht që ka pasur dhe do ketë një ndikim negativ në ekonominë tonë, siç ka pasur në vendet e rajonit e më gjerë. Deri tani ekonomia e ka përballuar mirë. Rritja ekonomike në gjysmën e parë 2022 4.2%.

Papunësia u ul në 11.3 % në 6 muajt e parë. Punësimi u rrit me 4.3% në gjysmën e parë të vitit. Kemi pasur një rritje me 35% në flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte.

Aktualisht leku është nënçmuar me 8% ndaj dollarit dhe mbiçmuar ndaj euros me 4%.

MF ka parashikuar të rrisë projeksionin në 3.7% nga 3.2% që ishte për rritjen ekonomike. Nëse ndodh një skenar i plotë recesioni në vendet partnere të BE-së, ndoshta dhe rritja e vitit të ardhshëm mund të jetë me ulët se 2%. Balanca totale e risqeve anon më tepër në kahun negativ. Gjasat për recesion të ekonomisë sonë vitin e ardhshëm duken të ulëta. Ne do të jemi vigjilentë për çdo skenar dhe kemi plane alternative përshtatjeje.

Inflacioni në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit dhe mesataren e BE-së ka qenë ndjeshëm më i ulët. Në gusht 8% inflacioni”, deklaroi Ibrahimaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!