Ministrja e Drejtësisë në Kosovë: Me Kurtin kryeministër, nuk do të ketë shkëmbin territoresh

schedule21:27 - 30 Prill, 2021

schedule 21:27 - 30 Prill, 2021

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu deklaroi se me qeverinë Kurti, tema e ndarjes së Kosovës nuk do të ndodhë.

Në një intervistë për mediat, Haxhiu shprehet se tashmë dialogu me Serbinë duhet të realizohet me një ekip serioz dhe të vullnetshëm.

Lexo edhe: Zëdhënësi i Angela Merkel: Ndryshimi i kufijve është i rrezikshëm

“Dialogu do të ndryshojë shumë. Fillimisht duhet të përgatitet mirë. Më pas Kosova dhe Serbia duhet të ulen si vende të barabarta.

Temat si shkëmbimi i territoreve dhe këto të tjerat nuk ndodhin me qeverinë Kurti dhe me Albinin kryeministër”, është shprehur ajo.

Më herët zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert në fjalën e tij të zhvilluar në konferencën e zëdhënësve të qeverisë gjermane u shpreh kundër ndryshimit të kufijve përgjatë linjave etnike në Ballkanin Perëndimor.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!