Ministrja britanike e Financave: Puna nga shtëpia ul produktivitetin ekonomik

schedule11:21 - 23 Shtator, 2024

schedule 11:21 - 23 Shtator, 2024

Ministrja britanike e Financave, Rachel Reeves tha se puna nga shtëpia po redukton mundësitë për të rritur produktivitetin ekonomik, pavarësisht se shumica e anëtarëve të qeverisë planifikojnë të miratojnë legjislacionin në favor të punës fleksibël dhe punës nga shtëpia.

“Unë jam në favor të të qenit fleksibël dhe të sigurohemi që njerëzit të mund të balancojnë punën dhe jetën familjare, por mendoj se produktiviteti ka më shumë gjasa të rritet kur shkëmbeni dhe bashkoni idetë,” tha Reeves, sipas Reuters.

Ajo deklaroi se kolegët e saj përfitonin nga puna në zyrë, në vend që të kishin periudha takimesh online.

Javën e kaluar, ministri britanik i Tregtisë, Jonathan Reynolds, tha se nuk është prioritet për të që të ketë punonjës në të njëjtin vend, duke shtuar se punëdhënësit duhet t’i vlerësojnë punonjësit sipas rezultateve, jo sipas pranisë së tyre fizike në vendin e punës.

Nëse duam të trajtojmë produktivitetin e ulët në Britani, le t’i gjykojmë njerëzit nga ajo që bëjnë, nga rezultatet e tyre, jo nga nëse ata ulen në një tavolinë,” tha ai.

Britania pësoi një ngadalësim të konsiderueshëm të rritjes së prodhimit për orë gjatë krizës globale financiare të vitit 2008, nga e cila është ende duke u rikuperuar, dhe e cila u përkeqësua më tej nga pandemia Covid-19.

Në korrik, qeveria e re laburiste e Britanisë njoftoi një sërë ligjesh të reja që do ta bënin punën fleksibël të disponueshme për të gjithë./abcnews.al