Ministrja Besa Shahini merr vlerësime nga Presidenti i “Herties School”

schedule11:14 - 24 Janar, 2019

schedule 11:14 - 24 Janar, 2019

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve Besa Shahini përgëzohet për detyrën e re nga Presidenti i një prej universiteteve më të mira në botë në fushën e politikave publike.

Presidenti i “Herties School” në Gjermani, Henrik Enderlein, shkruan në tëitter se ndihet tepër i mrekulluar nga fakti se Besa Shahini, ish-studente e masterit të vitit 2008 në këtë universitet, është emëruar Ministre e Arsimit e Sportit në Shqipëri.

“I gjithë komunitetit i “Herities School of Governance” është krenar për Besa Shahinin. Një model për të gjithë studentet”- vijon Presidenti i Universitetit Gjerman.

Komenti i Presidentit të “Herties School” në Gjermani është publikuar në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!