Ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandër Vulin i ndalohet hyrja në Kosovë

schedule12:40 - 10 Korrik, 2019

schedule 12:40 - 10 Korrik, 2019

Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, dhe delegacionit të kësaj Ministrie nuk i është lejuar vizita në Qendrën Klinike dhe Spitalore në veri të Mitrovicës. Mediat serbe raportojnë se lajmi është konfirmuar nga kabineti i ministrit serb të Mbrojtjes. Sipas tyre, nuk u është lejuar vizita pavarësisht nga fakti se javën e kaluar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i tha homologes serbe, Ana Bërnabic, se ishte një lajm i rremë që Prishtina ua ndaloi të gjithë zyrtarëve serbë vizitat në Kosovë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!