Ministria u ofron palestrat e shkollave për stërvitje e shfaqje, artistet: Show i radhës me cirkun

schedule19:03 - 25 Tetor, 2021

schedule 19:03 - 25 Tetor, 2021

Palestra e shkollës “SinanTafaj”, afër Cirkut Kombëtar për stërvitje dhe shfaqje është zgjidhja e parë që ofron Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë për artistët të cilët tashmë janë pa çadër.

Mjeshtri i cirkut prej 48 vitesh Agron Muho, e cilëson si show i radhës i ministrisë me cirkun. Kurse, Margariti thotë se ky është moment i vështirë, por sipas saj brenda muajit nëntor do kenë një projekt që ofron zgjidhje afat shkurtër të vazhdimësisë së shfaqjeve në palestra shkollash dhe hapësira alternative.

Muho thotë se në këto kushte nuk mund të realizohen shfaqje , por disa numra akrobatik toke . Megjithëse ende nuk ka një vend konkret, Margariti premtoi ndërtimin e një shtëpi të re për artistët dhe publikun

Margarita u shpreh po ashtu se po vijohet lufta në aspektin ligjor i cili rezulton e humbur nga mos paraqitja e Ministrisë në seancën vendimmarrëse, me justifikimin e mos përcjelljes së shkresës nga drejtuesi i Cirkut Kombëtar. Numrat akrobatik ë, nga ana e ministrisë  do të vijojnë jo vetëm në kryeqytet por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!