Ministria ruse e mbrojtjes: Vazhdojnë bisedimet e paqes me të dyja palët

schedule09:58 - 17 Mars, 2022

schedule 09:58 - 17 Mars, 2022

Bisedimet e para të paqes mes Ukrainës dhe Rusisë kanë filluar 4 ditë pas nisjes së pushtimit më 24 shkurt. Por pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme nuk është arrirë ende asnjë marrëveshje mes palëve, shkruan skynews

Por bisedimet me Ukrainën po vazhdojnë përmes videove, me të dyja palët, të cilat janë fokusuar në çështjet ushtarake, politike dhe humanitare. Negociatat kanë rifilluar një ditë pasi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se statusi neutral për Ukrainën po “diskutohej seriozisht”.

Kremlini nga ana tjetër tha se ideja e krijimit të një Ukrainë të çmilitarizuar si Austria mund të shihet si një kompromis për t’i dhënë fund luftës. Austria ka ushtrinë e saj, por sipas kushtetutës së  dhe një traktati të vitit 1955 ajo nuk mund të jetë pjesë e aleancave ushtarake apo të krijojë baza të huaja ushtarake në territorin austriak.

Sipas një marrëveshjeje të ngjashme, ka të ngjarë që Ukraina të mos  bashkohet me NATO-n.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!