Ministria rumune e mbrojtjes këtë të enjte ka reaguar përmesn jë deklarate për mediat ku është shprehur se Rumania nuk u përball me ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë për territorin e saj ose ujërat territoriale nga sulmet ruse në Ukrainë.
Mediat e huaja shkruajnë se që nga fillimi i luftës, Rusia ka kryer sulme ajrore me rreze të gjatë mbi objektivat në Ukrainë dhe Kievi ka raportuar disa herë armët e dyshuara ruse që fluturojnë ose përplasen në vendet fqinje.
Nëntorin e kaluar, dy persona u vranë në Poloni nga një raketë që ra pranë kufirit. Polonia dhe aleatët e NATO-s më vonë thanë se ishte një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase e gabuar.
Ne raportuam gjithashtu më herët mbi komentet e bëra nga NATO, të cilët thanë se nuk kishte asnjë tregues se mbeturinat e dronit të gjetura në territorin rumun në fillim të kësaj jave ishin shkaktuar nga një sulm i qëllimshëm rus në Rumani./abcnews.al