Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë: Mund t’i kombinoni vaksinat Astra Zeneca dhe Pfizer

schedule22:16 - 12 Gusht, 2021

schedule 22:16 - 12 Gusht, 2021

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës së fundmi në kuadër të situatës Covid të krijuar ditët e fundit ka bërë me dije se qytetarët kanë mundësi të kombinimit të vaksinave.

Në një deklaratë për mediat ministria thekson se qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin llojin e vaksinës të cilën donë ta marrin.

Sipas ministrisë zgjedhjet janë Astra Zeneca dhe Pfizer BioNTech. Megjithatë nëse dikush do t’i bëjë kombinim, dozën e parë mund ta marrin Astra Zeneca dhe të dytën Pfizer apo anasjelltas.

Gjatë ditës u raportua se kombinimi i vaksinave në Kosovë nuk lejohet në qendrat vaksinuese.

E Ministria e Shëndetësisë thotë se kushdo që pretendon se diçka e tillë nuk lejohet, është e pavërtetë. Qëllimi i kombinimit të vaksinave është rritja e imunitetit.

“Kombinimi i vaksinave në Kosovë bëhet që kur ka nisur vaksinimi masiv kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë i informon sërish qytetarët e vendit se ata që vaksinohen kundër COVID-19 kanë të drejtë të zgjedhin llojin e vaksinës të cilën do ta marrin prej dy llojeve të vaksinave të cilat përdoren në Kosovë si Astra Zeneca dhe Pfizer BioNTech.

Gjithashtu, që kur ka filluar vaksinimi i qytetarëve në masë kundër COVID-19 (qershor 2021), qytetarëve u është lejuar, me rekomandim të Komitetit të vaksinimit edhe kombinimi i vaksinave, që do të thotë se dozën e parë mund ta marrin të vaksinës Astra Zeneca dhe të dytën Pfizer dhe anasjelltas.

Deklaratat e kujtdo qoftë se në Kosovë nuk lejohet kombinimi i vaksinave janë të pavërteta”, thuhet në njoftimin e ministrisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!