Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi pretendon se 26 nga 35 spitalet në Gaza tani nuk janë duke funksionuar, ndërsa nëntë të tjerët janë vetëm “pjesërisht funksionalë”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi në fillim të kësaj jave se spitali më i madh i Gazës, al Shifa, është “pothuajse një varrezë”, pasi njerëzit e bllokuar brenda përgatiten të varrosin trupat në një varr masiv, shkruan Sky News.
Ushtria izraelite bastisispitalin al Shifa të enjten dhe këtë tëpremte deklaroi se komandot janë ende duke kontrolluar kompleksin, të cilin ata pretendojnë se Hamasi e ka përdorur për të drejtuar operacione ushtarake./abcnews.al