Në ambientet e Komunitetit Mysliman u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Skënder Bruçajt për koordinimin e punës, për ndërhyrjen në 5 xhami monumente kulture, Xhamisë Mbret Berat; Xhamisë se Beqareve Berat, Teqeja e Helvetive Berat, Xhamisë Ethem Beut Tiranë, Xhamia e Pazarit Gjirokastrës. Gjatë këtij takimi u prezantua edhe projektet e restaurimit të hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Ndërkohë që financimi i tyre kryhet nga TIKA./abcnews.al
Ministria e Kulturës firmos marrëveshjen për restaurimin e 5 xhamive
schedule15:21 - 13 Shkurt, 2018
schedule 15:21 - 13 Shkurt, 2018