Ministria e Jashtme Ruse u ka ofruar të gjithë diplomatëve dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare të akredituara në vend që të vaksinohen me një vaksinë të prodhuar nga Rusia.
Zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova shtoi se ministria po punon gjithashtu për shpërndarjen e vaksinës tek diplomatët rusë dhe familjet e tyre që jetojnë jashtë vendit.
Disa diplomatë të huaj e pranuan ofertën dhe janë vaksinuar me vaksinën Sputnik V. Midis tyre ishin diplomatë nga Bjellorusia, Mongolia, Afganistani dhe Spanja, sipas njoftimit të agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti./abcnews.al