Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministria e Jashtme britanike thërret diplomatët rusë pas vdekjes së Alexei Navalny

schedule07:46 - 17 Shkurt, 2024

schedule 07:46 - 17 Shkurt, 2024

Qeveria britanike thirri diplomatët nga ambasada ruse në ministrinë e Jashtme të premten për t’u bërë të qartë se bën përgjegjëse autoritetet ruse për vdekjen e kundërshtarit të Kremlinit, Alexei Navalny.

Në deklaratën për shty, diplomacia britanike thekson se vdekja e disidentit rus “me guxim dhe vullnet të madh” në një burg ku ai mbahej në Arktik “duhet të jetë objekt i një hetimi të plotë dhe transparent”.

Britania dhe vendet e tjera perëndimore kanë drejtuar gishtin nga Putin për vdekjen e kritikut të tij pasi shërbimi federal i burgjeve të Rusisë tha se dhe aktivisti 47 vjeçar kundër korrupsionit kishte vdekur.

Sipas agjencisë, ai kishte humbur ndjenjat pas një shëtitjeje të premten./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!